Pak ditë më parë Gennaro Gattuso prishi kontratën me Fiorentinën, pa punuar ende asnjë ditë në klubin vjollcë, pasi kishte pasur disa përplasje me drejtuesit sa i përket merkatos dhe emrave të synuar prej teknikut.

Menjëherë trajneri italian u kontaktua nga Tottenhami, i sponsorizuar shumë nga Fabio Paratici, që tani është drejtor sportiv i londinezëve, por duket se edhe kjo pistë është mbyllur pa u hapur mirë për Gennaro Gattuson.

Shkak është bërë reagimi i menjëhershëm i tifozëve të Tottenhamit, që janë organizuar nën hashtagun “#NoToGattuso”, duke shprehur hapur kundërshtimin e tyre për emërimin e italianit në pankinën e “Spurs”-ave.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit londinez kanë njoftuar Gattuson se negociatat nuk mund të vijojnë më dhe janë rikthyer sërish te portugezi Paulo Fonseca, të cilit i ka përfunduar kontrata me Romën dhe është ende pa skuadër.

Top Channel