Vllaznia vijon përgatitjet për eliminatoret e Conference League dhe nesër do të niset drejt Podgoricës për t’u përballur me Buducnostin në një test miqësor, ndërsa sot ka zyrtarizuar afrimin e një tjetër futbollisti.

Bëhet fjalë për sulmuesin 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Fahrudin Djordjeviç, i cili u është bashkuar shkodranëve mbrëmjen e sotme dhe do të udhëtojë nesër drejt Malit të Zi e më pas drejt Serbisë për fazën përgatitore.

I lindur në Shkup, Djurdjeviç është rritur te Makedonija G.P, ndërsa më pas ka veshur fanellat e skuadrave si Vardar, Spartak Subotica, Varnsdorf, Hradec Karlove e së fundi Rabotnicki.

Sulmuesi Djurdjeviç bëhet futbollisti i tretë që nënshkruan me shkodranët, pasi më herët janë afruar edhe mbrojtësit Egzon Shimaj e Bulatoviç, ndërsa tre futbollistë të tjerë mbeten në provë dhe presin miratimin e stafit teknik.

Top Channel