Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan pushimet e verës, dilema nëse duhen kaluar në Turqi apo Shqipëri.

Pjesë e diskutimit ishte edhe blogerja e ushqimeve Ami Bekteshi, e cila së fundmi ka lënë Francën për të pushuar disa ditë në jug të vendit tonë.

Teksa të ftuarat po ndanin eksperiencat në studio, Ami kujtoi një nga rastet kur ishte duke pushuar me të shoqin në Francë dhe pastruesja e hotelit u kishte hyrë në dhomë pa trokitur.

“Si duket kishte menduar se dhoma ishte liruar dhe hyri pa trokitur. Unë dhe im shoq ishim ende aty se çift i ri, e kuptoni”, kujtoi mes të qeshurash Ami.

Top Channel