Edhe pse kanë kohë që nuk jetojnë me njëri-tjetrin, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, bëhen bashkë sa herë që vajza e tyre ka nevojë për praninë e të dy prindërve. Sa herë që Renee ka ditëlindjen apo ndonjë event tjetër, ata bëhen bashkë për të festuar me njëri-tjetrin.

Një ditë më parë, e vogla e tyre ka përfunduar ciklin e parashkollorit dhe është diplomuar. Në ceremoninë e diplomimit të vogëlushes kanë qenë të pranishëm të dy artistët, si Nora po ashtu edhe Roberti. Ata kanë ndarë në rrjete sociale foto dhe video të vogëlushes, e cila shfaqet përkrah miqve të saj,

“Jeta ime, urime përfundimin e parashkollorit! Të dua luleshtrydhja ime”, shkruan Nora në një postim.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel