Greqia ka vendosur më në fund të hapë kufijtë plotësisht me Shqipërinë në datën 28 qershor.

Ndërsa duke nisur nga data e nesërme, 19 qershor do ketë një kuotë kalimi për shqiptarët që duan të ikin drejt Greqisë në orarin 07:00 -19:00 çdo ditë.

Deri në datën 28 do të mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qaf Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

Lajmi  është konfirmuar nga korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe nga Ministria e  Turizmit të Greqisë.

Sipas qarkores që pritet të shpërndahet brenda ditës në të gjithë pikat kufitare të vendit, që prej datë 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllime familjare dhe turistike.

Qytetarët duhet të kenë me vete formën PLF si dhe do të njihet  rapid test. Në pikat kufitare do të kryhen prej autoriteteve teste të rastësishëm.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA