Antonela nuk mban dot lotët, rrëfen jetën në Itali: Çohesha në orën 4 për të pastruar. Zbulon planet e të ardhmes në televizion

18/06/2021 22:49

Antonela nuk ka mbajtur dot emocionet në “Top Arena”, ku është marrë në pyetje nga Fjoralba Ponari në lidhje me jetën e saj në Itali dhe vështirësitë që ka kaluar me familjen.

Antonela ka rrëfyer edhe më parë se sa e vështirë ishte periudha e divorcit të prindërve dhe emigrimi në Itali, por nuk arriti të mbante lotët kur u pyet për punën më të vështirë që ka bërë.

Antonela: Puna më e vështirë ka qenë kur kemi shkuar në Itali, unë isha në shkollë, mami çohej në orën 4 dhe shkonte të pastronte zyra. Unë e ndihmoja.

Fjorlba: Kush dashuron më mirë, shqiptarët apo italianët?

Antonela: Shqiptarët.

Fjorlba: I mban mend emocionet e dashurisë së parë?

Antonela: Po, isha 18 vjec. Ishte me ulje ngritje sic do dashuri.

Fjorlba: Pas Për’puthen, me Top Arenën, a ke në mendje një kurbë të qartë televizive se ku dëshiron të jesh nesër?

Antonela: Kam. Duhet të prisni. Do më pëlqeja të bëja një emision timin, e kam një ide.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel