“Politika si ide”/ Libri i Valentina Leskaj, reflektim për jetën dhe politikën

17/06/2021 12:40

Valentina Leskaj, ish deputete dhe nen kryetare e parlamentit, një personazh I njohur i politikës shqiptare promovoi librin e saj “Politika si Ide”.

Ky libër është fryti i ideve të autores, të formuluara e të përpunuara gjatë një jete të gjatë, të mbushur me aksione shoqërore e politike, me studime e reflektime.

 “Ky  libër nuk është një libër kujtimesh, nuk është një libër që ka të bëjë me jetën time. Është një libër reflektues se si unë i shoh disa nga çështjet që përballet shoqëria shqiptare, që padyshim që ka qenë pjesë e angazhimit tim qytetar, e angazhimit profesional dhe atij politik”, tha Valentina Leskaj.

Edhe pse ajo e ka shkruar këtë libër tre vjet pasi u largua nga politika, beson se një politikan nuk pushon së qeni i angazhuar edhe kur vendos të largohet apo të tërhiqet nga politika aktive.

Si aktiviste e si politikane, ajo e sheh demokratizimin e shoqërisë si një proces ku duhen kërkuar rrugëdaljet dhe jo domosdoshmërish kundërvëniet.

Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, por nga ana tjetër edhe një analizë rreth feminizmin, aspak emocionale.

Leskaj e zhvillon këtë libër si një bashkëbisedim me Alda Bardhylin.

I sjellë nga botimet Toena, ligjëruesit e cilësuan këtë libër mjaft të  vyer dhe i veçantë që do të nxisë një debat.

Leskaj falënderoi dhe bashkëshortin e saj Astritin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë luftës me sëmundjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA