Gjatë ndeshjes Rusi-Finlandë në “Euro 2020” ka ndodhur diçka interesante gjatë komentimit të ndeshjes në një nga stacionet televizive në Arabi.
Në momentin që gjatë transmetimit u shfaq një tifoze ruse, komentatori arab nuk ka mundur të rezistojë pa i thurur disa vargje.
Ndonëse ishte në transmetim direkt, ai ka nisur që t’i thotë fjalë të ëmbla bukuroshes.
This Arab commentator lost all composure and started singing to her 😭😭😭😭😭 pic.twitter.com/S8cATdbbnS
— 🇵🇸 (@hfussbaIl) June 16, 2021
“Ajri në zemrën time u rrit dhe u dashurova. Nuk është faji im, ishte aksidentale Unë nuk kam asgjë tjetër në jetën time. Unë, zemra ime dhe gjithçka i përket asaj”, ishin disa nga vargjet që komentatori tha në momentin që u transmetuan pamjet e bukuroshes.
Bukuroshja ruse mori vëmendjen e kamerave të ndeshjes nga qëndrimi, duke vënë në dukje trupin dhe këmbët e saj.
Ndërkohë, ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Rusisë.
Top Channel