Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se vaksinat e aprovuara mbrojnë nga të gjitha llojet e koronavirusit të ri (COVID-19) të përhapur në Bashkimin Evropian (BE).
Në një deklaratë, rregullatori i barnave i BE-së tha se procesi i vlerësimit të vaksinës së zhvilluar nga kompania kineze Sinovac dhe e përdorur në Turqi ende po vazhdon.
Në deklaratë thuhet se vaksina e kompanisë farmaceutike Moderna të SHBA-së po shqyrtohet nëse mund të përdoret te grupmosha 12-17 vjeç.
Rregullatori evropian tërhoqi vëmendjen për “dezinformimin” e përhapur rreth vaksinës AstraZeneca kohët e fundit, duke theksuar se vaksina në fjalë është akoma e aprovuar, në të kundërtën, do të shpallej vendim.
“Vaksinat e aprovuara duket se mbrojnë nga të gjitha llojet e virusit të vërejtur në BE”, tha EMA.
“Janë marrë në shqyrtim ankesat për inflamacion në muskujt dhe membranën e zemrës të regjistruar pas marrjes së vaksinave të bazuara në teknologjinë mARN. Nuk janë marrë ende të dhëna të mjaftueshme për të krijuar marrëdhënie shkak-efekt”, njoftoi EMA./AA/
Top Channel