Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, shënoi dy herë në ndeshjen përballë Hungarisë , gjë që ishte thelbësore për të filluar mirë kampionatin evropian.

Me këtë dygolësh, Cristiano Ronaldo është futur në histori të Kampionatit Evropian. “Ishte thelbësore të fillonim turneun në këtë mënyrë. Tani ne vetëm duhet të vazhdojmë, të mendojmë për ndeshjen tjetër dhe të fitojmë.

Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim. Ishte një lojë e vështirë, kundër një kundërshtari që mbrohej shumë mirë, por ne shënuam tre gola, dhe unë jam shumë mirënjohës ndaj ekipit që më ndihmoi të shënoj dy gola dhe të jem yll i ndeshjes”, ka thënë Ronaldo.

Top Channel