Ndeshje e dobët për Shaqirin dhe Xhakën, ja kush shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Itali-Zvicër

16/06/2021 23:43

Italia ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat 3-0, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2020 ku me këtë fitore italianët kanë gjashtë pikë dhe kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.

Italianët e morën situatën shpejt në dorë, ku në minutën e 26 zhbllokuan rezultatin me Locatellin pas një aksioni të bukur. Zvicra ishte e pafuqishme për të reaguar dhe me këtë rezultat do mbyllej pjesa e parë. Në të dytën italianët e nisin me vrull, ku në minutën e 52 Locatelli do shënonte një super gol. Edhe Immobile do linte gjurmë në këtë ndeshje ku shënoi në fundin e ndeshjes duke fiksuar fitoren e bluve me rezultatin 3-0.

Me dy golat e shënuar por edhe me një ndeshje të luajtur në mënyrë perfekte, Locatelli u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke marrë notën 8.7. Nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dy shqiptarët e Zvicrës. Shaqiri mori notën 5.9, ndërsa Xhaka mori notën 6.6. Lojtari më i dobët i ndeshjes u shpall portieri i Zvicrës, Sommer duke u vlerësuar me notën 5.2.

Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar:

Top Channel