Largoi shishet e Coca Colës nga tavolina, sipërmarrësi shpjegon veprimin e Ronaldos: Nuk bën marketing falas!

16/06/2021 17:21

Sipërmarrësi Anaid Kaloti ka folur për veprimin e futbollistit Cristiano Ronaldo në një konferencë për media, ku hoqi shishet e Coca Colës dhe mori ujë duke i thënë gazetarëve: “Pini ujë!”

Në emisionin “Ftesë në 5”, Kaloti tha se gjithçka bëhet për strategji marketingu dhe Ronaldo nuk pranon që të bëjë reklamë për diçka që nuk paguhet. Këtë e lidh dhe me faktin që shishja e ujit nuk ka logo të dukshme dhe as veshja që mban.

Anaid Kaloti: Ka agjentët e marketingut më të mirë. E sheh kamerën dhe e di mirë që pas tij ka reklama të tjera. Ai thjesht do të tregojë që “unë nuk bëj marketing falas”.

Ato pijet janë thjesht për marketing. Në një intervistë për djalin e tij, thotë se më mërzit ndonjëherë se pi këtë dhe atë. Njihet si person që bën jetë të shëndetshme dhe stërvitet 5-6 orë në ditë. Ai gjest edukues por nuk mund të ç’edukosh të gjithë tregun, thjesht do i tregosh atyre që e konsumojnë që të kthehesh prap.

Nuk besoj që shkon deri aty sa të mos pijë më produktin. Po të vësh re, Cristiano nuk e ka të loguar dhe uniformën.

Gjesti i futbollistit i ka kushtuar shumë kompanisë së ‘Coca Colas’, vlera e së cilës ka rënë me katër miliardë dollarë, pasi Cristiano largoi nga tavolina dy shishet.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA