Do të marrë fund praktika primitive! Përfundon 50% e punës për ndërtimin e qendrës së Menaxhimit të Mbetjeve Urbane

16/06/2021 18:37

Ka përfunduar gjysma e punës për ndërtimin e qendrës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane.

Një prej përfituesve të këtij programi është edhe territori i Bashkisë Vlorë, për të cilin do të marrë fund praktika e primitive e trajtimit të mbetjeve për t’i hapur rrugën një epoke të re.

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli, ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Sipas asaj që kryebashkiaku shkruan në facebook-un e tij, bashkëpunimet me qeverinë gjermane janë të vazhdueshme sepse përveç vizitës që kanë kryer të dy në Qendrën e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane, është edhe për një projekt i ardhshëm në lidhje me furnizimin e qytetit të Vlorës me ujë të pijshëm për 24 orë.

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf u ndal në një nga vendet ku do të bëhet kapsulimi i mbetjeve 25 vjeçare në dy vendet e depozitimeve ekzistuese, në Vlorë dhe Orikum, ndërsa vizita e tyre është mbyllur në Sherishtë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel