Modelja me të pasmet më të mëdha në Brazil, siguron ‘asetet’ për $300 000 (foto të rënda)

15/06/2021 21:44

Një modele stërvitjeje fizike që pretendon se ka “të pasmet më të mëdha në Brazil” tashmë i ka siguruar ato për 300 000 dollarë.

Të pasmet e Vanessa Ataides arrijnë masën 126cm dhe besohet se janë të dytat më të mëdha në botë.

Vanessa, e cila ka 42,400 ndjekësa në rrjetin Instagram, ka vendosur t’i sigurojë ato në një vlerë prej rreth 300 000 dollarë, teksa thotë:

“Jam e famshme prej të pasmeve të mia, kam më të mëdhatë në Brazil, kështu që është natyrale që duhet t’i siguroj”.

Gruaja që besohet se është rreth 35 vjeçe, thotë se ka një grup instruktorësh stërvitjeje për të rritur sa më muskuloze të pasmet, dhe nis stërvitjen e përditshme që prej orës 05.00 të mëngjesit .

“Qëllimi im është të arrij në perimetrin 130-centimetra”, thotë ajo, duke shtuar se nuk ka manipuluar kurrë fotot e saj me ‘Photoshop’.

“Unë sigurisht që nuk jam perfekte, kam defektet e mia, kam celulit, kam shenja në lëkurë, por opinionet e të tjerëve nuk ndikojnë shumë. Unë gjithmonë kujdesem për veten”.

Brazilia thotë se i pëlqen shumë vëmendja që merr prej të pasmeve të saj, për të cilat është kujdesur që prej moshës 24 vjeçare.

FOTO GALERI
2/7
Një modele stërvitjeje fizike pretendon se ka "të pasmet më të mëdha në Brazil”

Top Channel