
Prodhimet blegtorale, rriten ndjeshëm çmimet në treg për produktet e bulmetit dhe të mishit
09/06 12:23
Maturantët në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të lëndëve me zgjedhje.
Ky ishte provimi i katërt dhe i fundit i maturës shtetërore 2021. Ndërkohë, nuk kanë munguar protestat e tyre për provimin e matematikës, për të cilin thonë se kishte nivel vështirësie mbi mesataren dhe pyetje të pa trajtuara më parë.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të ulet kuota minimale e pikëve për çdo notë në tezën e matematikës, por kjo nuk mjafton për nxënësit. Ata kërkojnë edhe uljen e peshës së provimeve, duke kërkuar që të ketë më shumë përqindje mesatarja e tre viteve.
Top Channel