SHBA kërkon ekstradimin/ Gruaja avokate e Julian Assange flet për ‘torturë mendore’ të kreut të WikiLeaks në burgun britanik (fotot)

14/06/2021 20:59
Stella Moris me dy djemte e saj dhe te Assange

Julian Assange, njeriu që ndërtoi famën e tij, të mirë ose të keqe, mbi lirinë e informacionit, ironikisht ka në dispozicion ne burg, një kompjuter pa akses në internet, me portat e daljet e tij të dyllosura me rrëshirë.

Një kompjuter të tillë ka mbi tavolinën e tij në qelinë e burgut të Belmarsh në Londër, ku mbahet prej dy vitesh, teksa këto ditë pret vendimin e ekstradimit ose jo drejt SHBA.

49-vjeçari Assange po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, duke ngritur shqetësime mbi ndalimin e pakufizuar të një njeriu që nuk është shpallur ende fajtor për asgjë.

Gruaja e tij Stella Moris, 38 vjeçe, tha: “Julian ka fituar kundër ekstradimit në SHBA gjashtë muaj më parë, por mbahet ende i burgosur.

“Mezi po mbahet brenda burgut të Belmarsh. Ai lufton por kjo duket si një dënim i pafund. Në disa raste ai ndjehet aq keq sa beson se është një barrë për të tjerët dhe kemi frikë për vetëvrasje”.

Moris vazhdon: “Julian nuk është i dhunshëm, nuk është rrezik për shoqërinë. Ai është publicist dhe kjo çështje ka të bëjë me lirinë e informacionit. Kjo situatë turpëron sistemin britanik të drejtësisë. Është një njollë në reputacionin e Britanisë”.

Assange kërkohet nga SHBA për 17 akuza spiunazhi dhe një për konspiracion krimi kompjuterik.

Akuzat kanë lidhje me publikimin në rrjet të 700,000 dokumenteve të klasifikuara për krimet dhe brutalitetin e ushtrisë së SHBA, që iu kaluan  WikiLeaks në 2010 nga ish-analisti i inteligjencës ushtarake amerikane Chelsea Manning (asokohe i quajtur Bradley Manning).

Assange e ka të vështirë të lexojë por miqtë raportohet se i kanë dërguar ditaret e burgut të marksistit italian me origjinë shqiptare Antonio Gramshi, i cili në vitet 1930 përshkruante torturën fizike e psikologjike të burgut.

FOTO GALERI
3/3
Akuzat kanë lidhje me publikimin në rrjet të 700,000 dokumenteve të klasifikuara që iu kaluan WikiLeaks në 2010 nga ish-analisti i inteligjencës ushtarake amerikane Chelsea Manning

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA