Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmon se Christian Eriksen u ka shkruar nga spitali një mesazh shokëve të tij të ekipit në grupin e tyre WhatsApp.

Mesfushori ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes së Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës në Kopenhagen. Eriksen shtangu të gjithë pasi ishte i pavetëdijshëm për rreth 15 minuta pas sulmit në zemër. Megjithatë, gjenda e lojtarit tashmë është stabile dhe këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Interit, Marotta.

“Ne i shikuam imazhet në TV që sugjeronin se diçka dramatike po ndodhte, të cilën fatkeqësisht e kemi parë edhe në fushat italiane më parë”, ka thënë fillimisht Marotta për Rai Sport. “Lojtarët janë shumë të afërt dhe ne të gjithë menjëherë kemi komunikuar me njëri-tjetrin pasi kemi parë ato imazhe”.

“Ne nuk donim të ishim të bezdisshëm dhe kështu u përpoqëm të respektonim rikuperimin e tij pasi të ishim siguruar. Unë vetëm mund të them se 10 minuta më parë Eriksen vetë dërgoi një mesazh në grupin tonë të brendshëm dhe kjo konfirmon lidhjen midis lojtarëve”, përfundoi drejtori i Interit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA