1 pacient ka humbur jetën pas infektimit me koronavirus, këtë të dielë në Kososvë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton për 7 raste të rejsa të infektimit, nga 2.117 teste të kryera gjithsej.

Ndërkohë, janë shëruar 103 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë Kosovën është 434.
Njëkohësisht, vazhdon procesi i imunizimit të popullsisë. 1907 qytetarë kanë marrë dozën anti Covid gjatë 24 orëve të fundit. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.

Njoftimi i IKSHPK:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.

Në total numri i rasteve aktive është 434.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA