24/05 15:52
I prekur me COVID-19 te Spanja është vetëm Sergio Busquets. Ka rezultuar alarm fals infektimi me koronavirus i mbrojtësit të Leeds United Diego Llorente për të cilin u mendua se ishte infektuar pikërisht nga mesfushori i Barcelonës Sergi Busquets.
Megjithatë, sot pas katër testimeve është sqaruar se thjesht bëhej fjalë për një test fals pozitiv. Llorente në katër testime ka rezultuar negativ dhe në këtë formë, trajneri Luis Enrique mund të marrë frymë lirisht.
Kështu, lojtari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Spanjës në Europian më datë 14 qershor, ndaj Suedisë.
Top Channel