Rusia dërgon nëndetëse bërthamore në Cornwall, shqetësim për liderët e G7-tës

12/06/2021 14:30

Në Britaniku po zhvillohet samiti i krerëve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, është shfaqur së fundi frika se një nëndetëse ruse mund të jetë duke lëvizur përgjatë brigjeve të Cornwall-it, vendi ku mbahet takimi i nivelit të lartë.

Raportet se forcat ajrore angleze janë angazhuar në operacione të pazakonta në ujërat pranë eventit, kanë ngjallur shqetësimin se diçka nuk është në rregull. Pretendimet vijnë në kohën kur presidenti amerikan Joe Biden po takohet me liderët e tjerë botërorë, përfshirë kryeministrin Boris Johnson.

The Sun thotë se një barrierë e përshkruar si një “unazë çeliku” është përdorur për të rrethuar hotelin ku po qëndrojnë udhëheqësit e shteteve të fuqishme, me qëllimin që të përforcojë sigurinë përreth ndërtesës, por ndërkohë, në det është vënë në lëvizje luftanija HMS Prince of Wales.

Forcat ajrore dhe detare britanike janë vënë në lëvizje për çdo rrezik të mundshëm nga Rusia, e ka dyshime se një nëndetëse “spiune” mund të jetë dërguar në zonë. Për këtë arsye, aty po vepron dhe fregata HMS Northumberland e cila është e pajisur me sistemin tejet të avansuar Sonar 2087, i cili ka aftësinë të diktojë nëndetëset. Mësohet se Moska së fundi po operon me një luftanije bërthamore të kategorisë Borei.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA