Përgatitet për konflikt? Rusia bën gati njësitë 275 Malka për vijën e frontit!

12/06/2021 14:48

Rusia ka investuar fort për modernizimin e njësisë vetëlëvizëse të artilerisë të periudhës sovjektike, 275M Malka duke e pajisur me sisteme më të fuqishme lëshimi. Ato kanë tyta dhe predha 203 mm, në një kohë kur parametrat e sistemeve normale janë 155 mm.

Versioni i përmirësuar i 275M Malka nisi të mbërrijë prillin e 2020, i punuar mbi avancimet e mëparshme që ky mjet i fuqishëm luftarak kishte pësuar në vitet 1980. Në ndërhyrjet e fundit, u zëvendësuan plotësisht të gjithë përbërësit e prodhimit ukrainas, ndërsa u përmirësuan ndjeshëm karakteristikat e lëshimit dhe ato të manovrimit.

Sistemi Malka bazohet veçanërisht në shasinë e T-80 – tanku më i rëndë i betejës i Bashkimit Sovjetik – por një pjesë e mirë e infrastrukturës dhe një nga linjat kryesore të prodhimit T-80, ishin të vendosura në Ukrainë, çka i detyroi rusët të investonin shumë për të arritur ta prodhonin krejtësisht brenda vendit.

Tani këtë sistem po përgatiten ta kenë të gatshëm për vijën e frontit. Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s janë ashpërsuar këto kohë. Pas grumbullimit gjigant ushtarak të trupave ruse ne kufirin me Ukrainën, aleanca nisi një sërë stërvitjesh ushtarake ne Europë e deri në rajonin e Detit të Zi.

Lojërat e luftës, të pagëzuara si Steadfast Defender 2021, kërkuan të dëshmojnë reagimin e organizatës ushtarake 30 kombëshe ndaj sulmit ndaj secili anëtar të saj. Stërvitje të tilla, sidomos ato që i afrohen kufijve të saj, Rusia i sheh me shqetësim e nuk humbet rastin të demonstrojë edhe forcën e vet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA