“Mes Interit dhe Chelsea-t, zgjedh skuadrën zikaltër. Në Milano fitova titullin kampion, diçka që e ëndërroja që fëmijë. Në një vend para sukses, tek tjetri falimentimin.”

Kështu është shprehur sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, për “hln.be”, teksa ishte i detyruar t’u përgjigjej disa pyetjeve dhe të bënte zgjedhje.
“Mes meje dhe Ibrahimovicit zgjedh veten time në të gjitha ditët e javës. E dua veten.”

Dhe më pas shton: “Mendoj se një ditë do të kthehem tek Andelechti. Mund të kthehem për të mbyllur një rreth”. Në sfidat e tjera, ku ishte i detyruar të bënte zgjedhje, belgu deklaroi se preferonte Kobe Bryant para LeBron James dhe mikun e tij Drogba para Maradonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA