Lajmëroi largimin sot! Rrugëtimi i Gramoz Ruçit nga strukturat e PPSH, themelimi i PS-së deri tek tërheqja e sotme

12/06/2021 21:59

Një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi lajmëroi sot në Kongresin e PS vendimin se ai tërhiqet nga politika, duke hequr dorë kështu edhe nga mandati që mori në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gramoz Ruçi ka lindur në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi.

Gramoz Ruçi e ka nisur veprimtarinë politike në vitin 1978. Deri në vitin 1991 ka qenë punonjës në organet partiake e shtetërore.

Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë ministër i Punëve të Brendshme.

Prej qershorit të vitit 1991 e deri në qershor të vitit 1996 është zgjedhur dhe ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar Organizativ dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë viteve 2010-2017 ka qenë Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Kryetar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Prej vitit 2016 deri në tetor 2017 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

Është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues i Partisë Socialiste, në tetë legjislatura.

Veprimtaria politike:

1978-1991: nëpunës në organet partiake dhe shtetërore.
1991-në vazhdim: deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
1991 (shkurt-qershor): Ministër i Punëve të Brendshme.
1991(qershor) – 1996 (qershor): Sekretar i Përgjithshëm i PSSH-së
1996(qershor)-1997 (qershor): emigrant.
1998-1999: Sekretar Organizativ dhe Kryetar i Grupit të PS-së.
2010-2017 (tetor): Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Sekretar i Përgjithshëm i PSSH-së.
Prej shtatorit 2017: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Top Channel