Challandes: Paraqitje e mirë e lojtarëve tanë, jam i lumtur për mentalitetin e tyre

12/06/2021 00:22

Përzgjedhësi Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes me Gambinë, ku Kosova shënoi fitore me rezultat 1-0.

Zvicerani është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në këto dy ndeshje në Antalia të Turqisë. “Ishte një organizim i mirë dhe një performancë e mirë nga lojtarët tanë. Jam shumë i lumtur edhe për mentalitetin dhe agresivitetin e shfaqur në fushë, është një skuadër speciale që e kemi ndërtuar për vetëm tri ditë”.

“Djemtë ishin të koncentruar, ishin të gatshëm për të punuar dhe për të përparuar së bashku, prandaj jam vërtetë i kënaqur me këtë ekip”, ka thënë pas ndeshjes Challandes.

Ky kamp përgatitor në Antali si dhe dy ndeshjet e mëparshme miqësore me San Marinon dhe Maltën do t’i shërbejnë përzgjedhësit Challandes për ndeshjet kualifikuese në shtator

Top Channel