“Për’puthen on tour” vazhdon rrugëtimin e tij në qytete të ndryshme të vendit.

Pas Durrësit dhe Fierit, autorja Olsa Muhameti, opinionisti Arjan Konomi, moderatorja Bora Zemani dhe ish-konkurrentët kanë mbërritur në Elbasan.

Para teatrit “Skampa”, ata janë pritur nga mijëra të rinj e të reja, që mezi po presin t’i shohin nga afër, t’i takojnë apo të kenë një foto kujtim me të preferuarin e tyre.

Stafi i “Për’puthen” fton të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e sezonit të ri, që do të nisë në shtator. Sezoni që lamë pas ishte më i ndjekuri në televizionet shqiptare, duke thyer çdo pritshmëri në “Youtube” dhe rrjetet sociale.

Top Channel