Tregu i punës nuk po arrin të rekuperohet në vend.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e parë të vitit shkalla zyrtare e papunësisë u rrit në 11.9%, duke arritur në të njëjtat nivele me tremujorin e dytë të vitit që lamë pas, kur ekonomia ishte tërësisht në karantinë.

Kjo bëri që në atë periudhë shumë biznese të mbyllen e rrjedhimisht të mbeten pa punë shumë individë, për t’u rikuperuar më muajt pasardhës.

Papunësia më e lartë është shënuar te të rinjtë duke arritur në 23.3%, në rritje të ndjeshme prej 3.3% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Kjo normë e lartë e të papunëve midis të rinjve që ka ndikuar edhe në përkeqësimin e treguesve për këtë periudhë rezulton edhe më e lartë se në tremujorin e dytë të vitit 2020, në kulmin e pandemisë kohë kur në vend po zbatoheshin masat e ashpra anti covid dhe niveli i papunësisë te grupmoshat e reja arriti në 21.4%.

Referuar të dhënave administrative të tregut të punës, goditjen më të madhe e ka marrë sektori bujqësor që ka edhe peshën më të madhe në punësim, i cili në tre muajt e parë të vitit numëroi rreth 35 mijë më pak të punësuar.

Rreth 2500 më pak të punësuar rezultojnë edhe në sektorin privat jo bujqësor, duke bërë që të dy sektorët së bashku të numërojnë për këtë tremujor mbi 37 500 persona të dalë nga tregu i punës.

E kundërta ka ndodhur në sektorin shtetëror, ku janë punësuar rreth 1400 persona më shumë në administratë vetëm në muajt janar-mars, pasi numri total i tyre arriti në fund të tremujorit në 183.9 mijë të punësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA