Kampionati i futbollit Euro 2020 nis sot, në atë që duket se do të jetë një turne unik për shumë arsye.

 

Kompeticioni vazhdon të mbaje emrin e tij origjinal megjithë shtyrjen e paprecedentë prej 1 viti. Ai do të vazhdojë për një muaj nga 11 qershori deri në 11 korrik, dhe do të luhet në 11 vende, nganjeherë në distanca prej deri 4,766km.

Për herë të parë një turne madhor zhvillohet edhe në Skoci që prej vitit 1998, ndërsa Anglia do të ketë avantazhin të luajë në “shtëpinë e saj” thuajse çdo ndeshje, shkruan BBC.

Turneu nis sot me ndeshjen Itali-Turqi në Rome dhe do të mbyllet me finalen që do të luhet në stadiumin e Wembley në Londër më 11 korrik.

Qytete e tjera pritëse të envenimentit janë Glasgow (Skoci), Amsterdam, Baku (Azerbaixhan), Bukuresht, Budapest, Kopenhagen, Munih, Romë, Sevila në Spanjë e Shën Petersburg (Rusi). Te kjo e fundit jane zhvendosur ndeshjet qe ishin programuar per Dublinin ne Irlandë.

Numri më i madh i tifozëve pritet të jetë në stadiumin Puskas Arena në Budapest, që mban 68,000-vende dhe po përgatitet ta përdorë në kapacitet të plotë.

Stadiumet britanike të Wembley e Hampden Park janë planifikuar të mbajnë 25% të kapacitetit të spektatorëve me respektivisht 22,500 dhe 12,000 sportdashës.

Stadiumi i Wembley, do të presë si gjysmë finalet dhe ndeshjen finale, dhe mund të shtojë kapacitetin e lejuar nëse nuk paraqiten probleme gjatë zhvillimit të turneut. Nuk përjashtohet as lejimi i kapacitetit të plotë prej 90,000 tifozësh nëse hiqen krejtësisht kufizimet e Covid në vend më 21 qershor, siç parashikohet.

Stadiumet e St Petersburg e Baku do të funksionojnë me kapacitet  50%, ndersa Amsterdam, Bukuresht, Kopenhagen, Munih, Rome e Sevila – diku rreth 22% e 45%.

Vendimi për numrin e tifozëve të lejuar në secilin stadium është marrë nga vendet individuale dhe jo nga  Uefa.

Nuk ka bllokime apo përjashtime për zotëruesit e biletave, por tifozët duhet t’i binden rregullave ekzistuese.

Mijëra fansa kishin blerë biletat e kampionatit në 2019 kur ato u anulluan dhe u rimbursuan prej mbylljes së kapaciteteve.

Çdo qytet ka rregullat e eta të koronavirusit  – por fansat në stadiume duhet të mbajnë maska (ose çertifikatë përjashtimi nga mjeku).

Çdo vend do të ketë pika dezinfektimi dhe fansave do u kërkohet të qëndrojnë sa më shumë në karriget e tyre për të evituar kontaktet me të tjerë.

Glasgow, Munih e Baku nuk kanë konfirmuar nevojën për teste koronavirusi para hyrjes në stadium, kurse Londra, Bukureshti, Kopenhagen e Roma do të kërkojnë vetëm provë vaksinimi ose test negativ.

Në St. Petersburg do të kontrollohet temperatura në stadiume.

Skuadrat do të zgjedhin 26 futbollistët e tyre, 3 më shumë nga 23 që kërkohen zakonisht dhe në çdo ndeshje do të lejohen pesë zëvendësime.

Futbollistët do të testohet para çdo ndeshjeje për Covid-19.

FOTO GALERI
2/5
Stadiumi i Shen Petersburg gjithashtu do te prese Euro 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA