Liturgji në Kishën e “Arkanit” , plas indinjata në Prishtinë!

11/06/2021 15:50

Me mbishkrimin “Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi Albin Kurti”, pjesëtarë të Partisë Socialdemokrate u mblodhën përpara Kishës Ortodokse në Prishtinë, ku kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm.

Të enjten në këtë Kishë u mbajt një liturgji për të parën herë që pas luftës, duke shkaktuar reagime të ashpra. Universiteti i Prishtinës e quajti provokim të Serbisë, e tha se kjo është përdorur për qëllime politike pak ditë para rinisjes së dialogut në Bruksel.

“Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurt nën udhëheqjen e tyre”, thuhet në reagimin e PSD në Facebook. “Ky objekt është ndërtuar nën masa të dhunshme duke uzurpuar hapësirën e universitetit…Bashkë me kohën e ndërtimit dhe vendndodhjen e tij, ai është muze që na kujton çdo ditë se deri në çfarë hataje mund të shkojë përdorimi politik i religjionit”, vazhdon postimi.

E përshkruar në disa artikuj të shtypit kosovar si “Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës, ajo është parë si pjesë e programit të regjimit të Beogradit për serbizimin dhe pravosllavizimin e Kosovës. Në momentin kur u hodhën themelet e saj 6 dhjetorin e vitit 1992, i pranishëm ishte dhe  Zheljko Razhnatovic i njohur ndryshe si Arkani, komandanti i njësisë famëkeqe paraushtaraje Tigrat, që akuzohet për masakra të tmerrshme gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Herzegovinë dhe Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA