Kosova ka zhvilluar miqësoren e radhës në Antalya të Turqisë, kundër Gambias, të cilën e fitua me rezultat minimal, 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 80-të nga Arbër Hoxha, që depërtoi bukur nga e majta dhe iu afrua portës e më pas goditi fuqishëm, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Gambia pati shansin për ta barazuar rezultatin në aksionin pasardhës, por ekzekutimi i Barroë ishte mbi tra. Duhet vlerësuar edhe paraqitja e Halimit, që me pritjen e tij në fund shmangu barazimin e skuadrës së Gambias.

“Dardanët” e mbyllin me fitore fushatën e miqësoreve të qershorit, teksa në katër ndeshje i fitoi tri dhe e humbi një, atë ndaj Guineas.

Top Channel