Fjala nënë, kthehet në “mollë sherri”, mes artistit dhe biznesmenit. Ilirjani: Do ta çoj çështjen në gjykatë dhe në DASH

11/06/2021 15:26

Jo rrallë herë, debate të shumta në Shqipëri, lindin nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas përfundojnë në skenat vezulluese të televizioneve por ndodh edhe anasjelltas.

Debati i fundit që ka ndezur rrjetin mban autorësinë e aktorit të humorit, Juljan Deda dhe Elton Ilirjanit. Gjithçka nisi pas një postimi të aktorit, të cilit i ishte dukur e tepërt kërkesa e komunitetit LGBTIQ, në Mbretërinë e Bashkuar, për të hequr fjalën nënë.

Ai i ka quajtur “tentativë të palaçove” për të ndryshuar fjalën nënë.

“Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, shkroi Juli në postimin e tij.

Pas këtij statusi, nuk ka vonuar edhe reagimi i biznesmenit Elton Ilirjani. Ai i është bashkuar mendimit të aktorit mbi konceptin e fjalës nënë, dhe ka sqaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë tëntativë zyrtare dhe jozyrtare, për të bërë një ndryshim të tillë . Gjithashtu ai ka shtuar se gjithmonë ka menduar se Shqipëria kurrë nuk ka pasur artistë të vërtetë.

“Kur nuk ke krativitet në profesion merresh me Anglinë. Nënë i themi edhe ne o zhurmues Julian Deda. Nënë madje unë e dua më shumë nënë time! Do ta dëgjosh historinë timë o Balzaku i Shqipërisë? Apo read the remode control panel. Unë gjithmonë kam menduar dhe mendoj më fort tani se Shqipëria kurrë nuk ka pasur artista të vërtetë.”

Pas kësaj replike, Elton Ilirjani, i ka kushtuar edhe një status spektaklit të humorit “Klanifornia”, që të distancohet nga homofobët sepse homofobia është krim, ka shkruar Eltoni.

Pas këtyre përplasjeve , redaksia e “alb-network”, ka kontaktuar me Elton Ilirjanin në lidhje me ngjarjen, ai është shprehur se kjo situatë nuk do të përfundojë me kaq, por do e çojë çështjen në gjykatë, organizatat LGBT nderkombetarisht dhe tek DASH, në SHBA, ku biznesmeni jeton gjatë viteve të fundit.

Kujtojmë që debati vijon të jetë i hapur në rrjetet sociale, dhe janë përfshirë shumë personazhe të ndryshëm ,që ndajnë mendime pro dhe kundër mbi një debat që edhe në vendin ku është bërë kërkesa zyrtarë nuk ka nisur ende debati publik.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel