“Basha do rizgjidhet sërish në krye të PD”/ Balla: Do krijojmë dialog me opozitën, të çojmë para reformat

11/06/2021 11:28

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga selia rozë, theksoi se prej shtatorit do të krijohet një dialog i ri politik me opozitën.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, foli edhe për zgjedhjet që do të mbahen të dielën për zgjedhjen e kryetarit të PD. Ai tha se Basha do të rizgjidhet sërish, duke shtuar se ky i fundit duhet të kuptojë që kundërshtuari i vetëm politik është PS, duke thënë se shqiptarët presin që të ngrihet një komunikimi i ri mes partive.

Ndërkaq, për deklaratat e Bashës i cili thotë se nuk do të bashkëpunojë me mazhorancën, Balla thotë se nuk beson të ndodhë një gjë e tillë dhe se kryedemokrati do të pranojë ftesën, pasi sipas Ballës, ‘rrugën e mungesës së dialogut politik e ka provuar dhe nuk ka shkuar asgjëkund’.

Balla: Ajo që dua t’ju them ka një rëndësi të veçantë në këtë 30 vjetor, fjala e Ramës që lidhet me disa pjesë të rëndësishme, do të nënvizoja pjesën që lidhet me vizionin tonë Shqipëria 2030. Një parti politike si e jona hyn në çdo palë zgjedhje për ti fituar. Fokusi ynë duhet të jetë te programi qeverisës dhe besoj që rishprehjen e vullnetit tonë të palëkundur për një frymë të re politike në vend që prej shtatorit, atëherë kur PD të krijojmë një mundësi komunikimi, dialogu në dobi të interesave të vendit.

PS dhe Kryeministri Rama ka shprehur shumë qartë gatishmërinë për të krijuar një frymë të re dhe një komunikim të ri me opozitën, e cila duhet të gjejë veten për të dhënë kontributin në këtë proces histori. Ne në shtator, në Kuvendin e Shqipërisë, ne duhet të kemi mundësitë të krijojmë mundësi të reja komunikimi, dialogu politik, në funksion të disa reformave të rëndësishme, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend. Kemi të gjitha mundësitë të identifikojmë çështjet që ne kemi një dakordësi me PD, kujtoj disa reforma politike që edhe vetë Basha, që mesa duket do rizgjidhet prapë, do të kemi mundësinë ti ulim dhe ti identifikojmë për ti çuar përpara.

Shpesh herë kërkoj edh 94 vota. Deputetët në sallën e Kuvendit prej 26 shkurtit 2019 janë deputetë të ardhur nga listat e PD dhe LSI. Partitë politike kur propozojnë kandidatët për deputetë janë përgjegjës për secilin prej tyre. Ky lloj demaskimi, një deputet nuk mbështet më linjën e PD nuk shkon. Në kushtetutë është e shpjeguar që deputeti është përgjegjës për veprimet që merr. Besj që në 30 vite çdo parti ka mësuar një leksion, asnjë parti nuk e zgjedh kundërshtarin e vet. Në këtë fushë institucionale që kemi, përballë PD është PS. Ne kemi të gjithë dëshirë për të krijuar këto ura komunikimi. Këtë rrugën e mungesës së dialogut politik e ka provuar dhe nuk ka shkuar asgjëkund. Zoti Basha do kuptojë që kundërshtari i tij politik jemi ne, në fund të fundit jemi shqiptarë dhe qytetarët presin të ngremë një komunikim të ri në një vit kur Shqipëria ka filluar negociatat për të qenë pjesë e BE. Nuk besoj se Basha nuk do pranojë ftesën.

Top Channel