Hëna do të bllokojë pjesërisht diellin sot, duke krijuar një eklips të rrallë në formën e një rrethi të zjarrtë lart në qiell.

Një pjesë e kureshtarëve në Hemisferën Veriore pritet të jenë ata që do ta shohin më qartë të parin e dy eklipseve diellore që parashikohen këtë vit.

Eklipsi i Diellit ndodh atëherë kur Hëna kalon mes yllit të sistemit tonë diellor dhe Tokës, duke bllokuar kështu një pjesë të rrezeve të tij. Ky do të jetë një eklips unazor, që do të thotë se sateliti i vetëm natyror i planetit tonë do të jetë mjaftueshëm larg sa të duket më i vogël se Dielli, por duke lënë një hapësirë përreth anëve të saj nga ky shpërthejnë rrezet, që e bëjnë të duket si një unaza e zjarrtë. Fenomeni do të shihet më mirë ne Groenlandë, Rusinë Veriore dhe Kanada, thotë NASA.

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda do të kenë mundësinë të shohin një eklips të pjesshëm. Duke cituar ekspertët e shoqatës amerikane të astronomisë, CNN thotë se rrezet që dalin nga prapa Hënës janë mjaft të forta, ndaj është e rëndësishme që personat të cilët duan ta shohin eklipsin diellor, të kujdesen për të mbrojtur sytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA