Alketa Xhafa Mripa është një artiste që gjithmonë ka folur për të gjithë. Ajo ka luftuar stigmën. Ka qenë feministe dhe arti ka qenë mënyra që i dha asaj aktivizim.
‘Thinking of You” instilacioni prej fustanesh të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë mori dimension universal, dhe jut ha atyre të thyejnë heshtjen.
Tashmë artistja aktiviste gjithmonë e më shumë befason me mënyrat e saj të artit duke përdoruar medium të ndryshme, që nga piktura, video e fotografi.
Alketa Xhafa Mripa: Arti ka filluar me nevojën për të qenë aktive në shpalosjen e padrejtësive në shoqëri. Unë thjesht bëj art, por nëse e prek ndonjë ndjenjë si një formë aktivizimi nuk jam në vetëdije.
Nëpërmjet platformës së artit Harabel ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë e të rinj, në Festivalin Reja duke e vënë theksin edhe njëherë tek feminizmi.
Alketa Xhafa Mripa: Të drejtat e njeriut, identiteti, kujtesa, gjinia dhe migracioni kanë qenë gjithmonë subjekti i krijimit dhe aktivizimit për artisten. Nga eksperienca e saj si artiste ajo vjen edhe si autore nëpërmjet librit “Vepra e Saj”.
Artistja ka ekspozuar gjerësisht punët e saj në Paris, Firence, Beograd, Prishtinë, Lisbonë, Berlin dhe Londër.
Top Channel