Foto-lajm/ Kryeministri Rama poston foton, ‘krahë për krahë’ me Albin Kurtin, të buzëqeshur e të përqafuar

10/06/2021 21:43

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar një foto në “Instagramin” e tij, krahë për krahë me homologun kosovar, Albin Kurtin.

Shihen teksa pozojnë të përqafuar e të buzëqeshur, teksa në sfond të dy liderëve shfaqet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Foton, Rama e ka shoqëruar vetëm me një përshkrim të shkurtër; Shqipëri dhe Kosovë, pasi mesa duket të dy kanë lënë pas mosmarrëveshjet që kanë pasur në të shkuarën.

Shqipëria ishte këtë herë mikpritësja e samitit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u zhvillua në Pallatin e Brigadave. Në këtë samit morën pjesë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Samiti u drejtua nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ky Samit është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA