Shqipëria u mposht në miqësoren ndaj Çekisë me rezultatin 3-1. Në lidhje me këtë përballje foli edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili në prononcimin pas ndeshjes, deklaroi:

“Çekia na futi në vështirësi me mesfushorët që futeshin në hapësira mbrapa mesfushorëve tanë, na detyruan që të hapeshim në mbrojtje. Nuk kemi bërë një ndeshje të keqe, mund të mbroheshim më mirë, por gjithsesi mendoj që kemi bërë lojë të mirë.Asnjë nuk është perfekt në futboll dhe ne jetë. Nga gabimet duhet të përmirësohemi. Të gjithë e dimë çfarë duhet të përmirësojmë, do t’ia dalim si ekip dhe të përmirësojmë gabimet e këtyre 2 ndeshjeve dhe ato që kemi bërë mirë t’i mbartim”.

“Skuadra kundërshtare ka bërë shumë mirë, ishin shumë të shpejtë në kundërsulme, dilnin të gjithë përpara, vetëm 3 qëndronin mbrapa. Duhet përqendrim maksimal, kundërshtari të ikën po mos qeve i përqendruar. Unë e humba kundërshtarin në pjesën e parë. Këto janë pikat ku duhet të përmirësohemi”, u shpreh Gjimshiti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA