Gjendet një trup i pajetë në Shën Gjergj të Ulqinit
09/06/2021 09:43
Trupi i pajetë i një njeriu, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar u gjet mbrëmë në Shën Gjergj, Ulqin.
Drejtoria e Policisë jo zyrtarisht ka thënë për “Vijesti” se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se bëhet fjalë për ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.
Nga Policia e Ulqinit thonë se sot do të bëhet analiza e trupit të pajetë, pas së cilës do të mësohet identiteti dhe shkaku i vdekjes. Zhdukja e Elezoviçit u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviç.
Së fundmi ai mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin.
Top Channel