Trupi i pajetë i një njeriu, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar u gjet mbrëmë në Shën Gjergj, Ulqin.

Drejtoria e Policisë  jo zyrtarisht ka thënë për “Vijesti” se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se bëhet fjalë për  ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Nga Policia e Ulqinit thonë se sot do të bëhet analiza e trupit të pajetë, pas së cilës do të mësohet identiteti dhe  shkaku i vdekjes. Zhdukja e Elezoviçit u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviç.

Së fundmi ai mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel