Të ndahesh dhe të duash babain e fëmijëve nuk është diçka e zakonshme që e dëgjojmë në përditshmëri.

Edhe pse janë ndarë prej muajsh, Kim Kardashian i bën urimin më të veçantë dhe të përzemërt Kanye West  për ditëlindjen  e 44-të tij. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”  ka shpërndarë një foto në instastory në instagram ku bashkangjitur shkruan “Të dua përjetë”.

Kim Kardashian dhe Kanye West i kanë ndarë rrugët e tyre, por është diçka më e fortë që i mban bashkë, janë fëmijët.

Në foton që ajo ka shpërndarë duket se  është e bërë më parë  në një aeroplan privat dhe kjo tregon se kujtimet nuk “vdesin kurrë”.

Bashkë ata kanë 3 fëmijë, North shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç dhe vajzën e tyre Chicago e cila ishte një foshnjë atë kohë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel