Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini ka publikuar një foto të vjehrrës, ku i uron ditëlindjen dhe tregon se ka një marrëdhënie të mrekullueshme me të.

 “Urime ditëlindjen vjehrra ime e mrekullueshme. Jam me fat që të kam”, ka shkruar modelja.

Angela është përfolur gjatë për martesën me biznesmenin Dragos Savoulescu, pasi ai ka pasur dhe probleme me drejtësinë.

Megjithatë shqiptarja nuk hoqi kurrë dorë nga ai, ndërsa ata vijojnë të jenë bashkë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel