Paradoksi Josep Martinez; jep siguri, por Interi në verë do të blejë një portier të ri…
Koronavirusi “godet” Spanjën në prag të Euro 2020”. Dy ditë para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë dhe një javë para sfidës zyrtare ndaj Suedisë, skuadra e Luis Enriques preket nga virusi famëkeq. Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kontrolleve rutinë e për pasojë do të mungojë të paktën në këto dy takime. Mesfushori i Barcelonës do të mund të rikthehet në dispozicion të Enriques vetëm pasi të negativizohet.
Në njoftimin e “La Rojas” shkruhet që lojtari ka lënë grumbullimin e ekipit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të qëndrojë e izoluar. Si përfundim, testi miqësor ndaj Lituanisë, i programuar më 8 qershor, nuk do të luhet nga ekipi i parë i Spanjës, teksa fushë do të zbresin futbollistët e U-21.
Pa Busquets, Luis Enrique do të duhet të rishikojë formacionin bazë për ndeshjen debutuese në Europian. Në balotazh për vendin e titullarit janë Rodri dhe Koke.
Mbetet të shihet nëse Busquets do të humbë “Euro 2020” plotësisht dhe do të zëvendësohet në orët e ardhshme apo stafi do të presë me shpresën e madhe që ai të negativizohet dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë në grup, kundër Sllovakisë, me 23 qershor.
Top Channel