Përfaqësuesja kuqezi do të luaj mbërmjen e sotme ndeshjen e dytë miqësore të programuar, atë me Cekinë.
Pak ditë nga paraqitja pozitive dhe barazimi 0-0 me Uellsin, skuadra është përpjekur të rikuperohet, pasi ngarkesa fizike ka qenë jo e vogël, për këtë gjë ka menduar edhe trajneri Edi Reja i cili është në dyzim sa i përket formacionit. Nga njëra anë po përpiqet të lë pushim disa lojtarë që u aktivizuan në ndeshjen e parë dhe nga ana tjetër nuk duhet të prishë ekuilibrat e ekipit.
Paraqitja pozitive e portierit Gentian Selmani e bën atë që të jetë në formacionin e parë mbrëmjen e sotme përball Cekisë, ndërkohë që në dyshim do të jetë Marash Kumbulla për energjitë e shpenzuara në ndeshjen e shkuar dhe si rrjedhojë mbrojtja e sotme do të jetë me 3 në qendër Gjimshiti, Ajetin, Ismajlin, më pas nga krahët Veseli në të djathtë dhe Trashin. në të majtë.
Ndërkohë në mesfushë pritet gjithashtu të ketë ndryshime, të lihet në stol për të pushuar kapiteni Amir Abrashi dhe në vend të tij në qendër të jetë Ramadani, Laci dhe Kallaku.
Gjithashtu në sulm do të lihet pushim dyshja Cikalleshi, Manaj për të aktivizuar Balaj me Seferin.
Mungesat e shumta dhe situata jo shumë e mirë me gjendjen e lojtarëve duke qenë se të gjithë vijnë pas një sezoni futbollistik të ngjeshur e ka bërë Edi Rejan të jetë i pavendosur sa i përket 11-tshes përfundimtare dhe për këtë do të presë deri çastet e fundit. Edhe në seancën e fundit stërvitore mbërmjen e djeshme, ka provuar disa variante duke u konsultuar edhe me lojtarët për gjendjen e tyre në prag të këtij takimi i cili do të startojë në orën 20:15 dhe do të trasmetohet në Digitalb.
Top Channel