Reali i Madridit përgatit lamtumirën e Sergio Ramos pas 16 vitesh. Pavarësisht diskutimeve të gjata mes palëve për rinovimin e kontratës e cila i skadon në 30 qershor, akordi nuk është arritur me Ramos që ka refuzuar ofertat e deritanishme të Los Blancos.

Kapiteni nuk është dakort me kushtet që i ofron Reali dhe në orët e ardhshme pritet të komunikohet edhe largimi përfundimtar i 35-vjeçarit nga madrilenët.

Sipas raportimeve që vinë nga mediat spanjolle, Reali po i përgatit një lamtumirë të ngrohtë me Ramos që do të largohet si një legjendë. Gjatë 16 sezoneve që ka qenë pjesë e klubit madrilen, Sergio Ramos ka fituar 22 trofe me Los Blancos.

Sergio Ramos gjithsesi do të presë deri në momentet e fundit një ofertë të përmirësuar ekonomikisht nga Reali, por gjasat janë që ajo nuk do të vijë dhe mbrojtësi duhet të mendojë një destinacion të ri për të vijuar karrierën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA