Në një situatë të paprecedentë të Kolegjit Zgjedhor iu desh të ulej njëherëzi edhe në tribunën e gjykatësit edhe të të gjykuarit.

Kërkesa që për pak i zuri shah mat gjyqtarët zgjedhore lidhej me padinë e Partisë Demokratike që insistoi përjashtimin e trupës së Kolegjit dhe kërkesa u shqyrtua nga të 7 gjyqtarët që gjykuan padinë kundër vetes.

Ndonëse ligji parashikon vetëm zgjidhjen e padive atehere kur kërkohet përjashtimi i një anëtari, te shtate gjyqtaret duket se kane gjetur hapësire duke u shprehur per njeri-tjetrin.

Kolegji Zgjedhor ka gjetur te pabazuar argumentin e kërkuesit per përjashtimin e gjyqtareve. Neni 150 i Kodi Zgjedhor i ka njohur ka njohur shprehimisht kolegjit gjyqësore te vlerësojnë vetë dhe te vendose ne lidhje me kërkesat me te tilla objekte. Nuk përbën shkak për përjashtimin e gjyqtarit apo gjyqtarëve fakti që ata kanë marrë vendime në çështje të tjera më të cilat palat kërkuese mund të mos ketë qenë dakord.

Rrëzimi padive te tyre per zgjedhje ishte arsyeja kryesore që demokratët kërkuan ndryshimin e albitrit ne mes te lojës.

Marash Logu: Rasti i pare ne historinë e jurisprudence botërore që gjyqtaret marrin vendim mbi përjashtimin e tyre. Një gjyqtar që vendos mbi përjashtimin e tij jashtë në konflikt të pastër interesi.

Pasi rikonfirmoi veten trupa e kolegjit rrezoi padinë e radhës së demokrateve për përsëritjen e zgjedhje ne qarkun Tiranë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa e Vetëvendosjes.

Top Channel