Interi ndryshon mendje, rinovon me D’Ambrosion dhe Ranocchian, Young varet nga Perisic

08/06/2021 00:56

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Interit. Duke parë vështirësitë ekonomike që po has në këtë periudhë drejtuesit e klubit zikaltër kanë vendosur të mbajnë në skuadër dy elemente të cilët ishin në skadencë kontrate dhe që në sezonin e fundit janë aktivizuar pak por gjithsesi kanë patur rëndësinë e tyre në suksesin e skuadrës së Antonio Contes, sidomos Danilo D’Ambrosio i cili ka realizuar edhe disa gola me peshë.

Pikërisht për D’Ambrosion Interi ka vendosur të aplikojë opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon me të vetmin ndryshim që xholi i mbrojtjes zikaltër tashmë do të përfitojë një pagë më të reduktuar prej 1,8 milionë euro në sezon nga 2,5 që përfiton aktualisht.

Drejt rinovimit është edhe Andrea Ranocchia që pretendonte një kontratë edhe për 2 vite të tjera por klubi i ka ofruar një marrëveshje të re 1-vjeçare me një pagë prej 1 milionë eurosh në sezon plus bonuset që nëse arrihen, Ranocchia mund të kapë shifrën e 1,5 milionë eurove që përfitoi në sezonin që sapo u mbyll.

Janë rritur shanset edhe që edhe Ashley Young që dukej thuajse i larguar të rinovojë edhe për një tjetër vit me zikaltrit edhe pse e ardhmja e anglezit do të varet nga Ivan Perisic me Interin që do të tentojë shitjen e kroatit i cili përfiton një pagë të lartë, mbi 4 milionë euro në sezon. Një prapakthehu kjo e klubit zikaltër për 3 lojtarë që para disa ditësh dukeshin thuajse të larguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA