Alarmin e jep vete ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas: një garë armatimesh në sfondin e inteligjencës artificiale ndërkohë ka nisur, thotë ai.
“Ndodhemi në valën e këtij zhvillimi”, thotë Maas duke u prononcuar për një dokumentar të ri të Deutsche Ëelle-s me temë: “Future Wars – and How to Prevent Them”. “Ky është realiteti, me të cilin kemi të bëjmë”.Një realitet, që është në qendër të luftës për dominim botëror.
“Kjo është një garë, që shtrihet në sektorin ushtarak dhe civil”, shpjegon Amandeep Singh Gill, ish-kryetar i grupit të ekspertëve të OKB-së për sistemet autonome të armatimit.Edhe një raport aktual i Komisionit të Sigurisë të SHBA-së për Inteligjencën Artificiale tregon, se sa e rëndësishme është kjo temë për qeveritë në mbarë botën. Në të bëhet fjalë për „një paradigmë të re të të luftuarit, në të cilën përballja është algoritmet kundër algoritmeve”.
Bëhet thirrje për investime masive “për të qenë vazhdimisht më inovator se kundërshtari”.Plani i fundit pesëvjeçar i Kinës vendos në qendër hulumtimin dhe zhvillimin, ndërsa Ushtria Popullore armatoset për një të ardhme, sikurse e quan ajo “të luftës së bazuar tek inteligjenca”.Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha në vitin 2017: “Kush do të kryesojë gjithmonë në këtë fushë, do të bëhet sundimtari i botës”.
Por nuk janë vetëm fuqitë e mëdha, që ndërveprojnë në këtë drejtim. Edhe në nivelet më të ulëta të renditjes së pushtetit kjo epokë e re është një realitet i stërvitur në luftë. Deri tani nuk ka konsensus, por ekspertet thonë se më e mira që mund të shpresojë bota është që të përcaktojë norma se si të përdoren teknologjitë.
Top Channel