Franca u dha fund përgatitjeve për pjesëmarrjen në kampionatin Europian Euro 2020 me një fitore të thellë ndaj Bullgarisë në miqësoren e dytë.

Në Stade de France gjelat e Deschamps mposhtën 3-0 Bullgarinë në një ndeshje ku humbën për arsye dëmtimi sulmuesin Karim Benzema i cili u zëvendësua nga Giroud në fundin e pjesës së parë, por duket se dëmtimi nuk është shumë serioz dhe se sulmuesi i Realit të Madridit i rikthyer në kombëtare pas një periudhe të gjatë nuk rrezikon Europianin.

Franca arriti të zhbllokonte shifrat me Antoine Griezmann në minutën e 29-të, ndërkohë që në 10 minutat e fundit të sfidës Olivier Giroud realizoi dhe dy herë të tjera për rezultatin përfundimtar 3-0 të kësaj sfide.

Top Channel