Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sofje të Bullgarisë mbrëmjen e sotme ku u takua me homologun e tij bullgar, Stefan Janev.

Për të mos krijuar keqkuptime në përkthimin e fjalës së tij, ai ka komunikuar në gjuhën angleze qëndrimin në lidhje me marrëdhënien e Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë dhe pengesën që kanë krijuar për Shqipërinë në anëtarësimin në BE.

Ndërsa e konsideron një çështje shumë të ndjeshme që mund të zgjidhet vetëm nga të dyja palët, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të mbajtur nga Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Ai gjithashtu thekson se nuk ka asnjë çështje të pazgjidhur mes Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe se vendi është shembull model për trajtimin e pakicave, të cilat janë anëtarësuar në shoqëri.

“Marrëdhëniet tona nuk kanë asnjë cen, Shqipëria është një vend model për trajtimin e pakicave dhe ndihemi shumë mirë që pas një nisme të marrë vetë nga ne disa vite më parë, legjislacioni ynë për pakicat u ngrit në një nivel që është niveli i ekselencës në përputhje me parimet me standardet e Evropës dhe BE. Në këtë kontekst sa herë të kem mundësinë të takohem me miq nga Bullgaria, këtu apo Bruksel të gjithë e nënvizojnë faktin dhe e vënë në dukje edhe se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe është plotësisht në lirinë e vet për të kultivuar atë pjesë trashëgimie duke shkuar nga brezi në brez. Edhe pse e vogël në numër bëhet një urë lidhëse. Është e rëndësishme për BE ta shohim këtë çështje të zgjidhur. Është një çështje e ndjeshme. Edhe për vendin tonë vëlla të Maqedonisë së Veriut jemi të përfshirë në mënyrë të pavullnetshme , sepse Shqipëria dhe Maqedonia po presin vendimin e KE. Besoj fort që midis vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar komunikimin dhe dialogun. Për ta zgjidhur ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dy vendet kaq popuj të afërt për një të ardhme të përbashkët. Pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje kur ekziston dëshira ka zgjidhje. Dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë aktualisht do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut, por sa kohë do të kërkojë dhe sa gjatë mund të presim por aktualisht jemi në rregull edhe pse jemi të qartë se i përmbushim kushtet dhe nuk ka asgjë që na ndan nga konferenca e parë qeveritare. Do të respektojmë të dy miqtë që do të duhet të zgjidhin këtë. Besojmë fort se kjo është dika që duhet të zgjidhet mes dy vendeve. Të tjerët mund të ndihmojnë por nuk besoj se të tjerët mund të zëvendësojnë atë çka duhet të bëjnë shpresoj që të ndodhë shpejt. E di që në Bullgari ka një qeveri kujdestare, keni zgjedhje të reja. Të nxitë së bashku me Maqedoninë për të dalë nga kjo situatë”, tha Rama.

Top Channel