Ambasadorja e SHBA-së: Zbatimi i ligjeve, proceset transparente dhe gjykatat e pastra do të tërheqin investime më të mëdha në vend

08/06/2021 19:24

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e kadastrës Artan Lame ditën e sotme.

Sipas Kim zbatimi i ligjeve, proceset transparente dhe gjykatat e pastra do të tërheqin investime më të mëdha në vend.

Mes Kim dhe Lames është diskutuar progresi i bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore.

“Sot u takova sot Drejtorin e Agjencisë Kadastrale Lame për të diskutuar progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës, përfshirë tokën bujqësore. Unë theksova rëndësinë e transparencës në procese dhe inkurajova përpjekjet për të zgjidhur çështje të vështira. Ligje dhe rregullore të qarta, procese transparente dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime më të mëdha në  dhe do të hapin mundësi më të mëdha ekonomike për më shumë njerëz, jo vetëm disa me mjete “speciale”. Kjo është lidhja midis reformës në drejtësi dhe prosperitetit”, shkruan Kim.

Kjo nuk është thirrja e parë e ambasadores për një sistem drejtësie të pastër, të plotësuar  e pa probleme.

Top Channel