Detaje të reja kanë dalë në dritë pas grabitjes së dhunshme në Glyka Nera, ku dhe humbi jetën 20-vjeçarja Karolinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 11 majit.

Sipas raportimeve të fundit, burri i Caroline-it, duket se e ka njohur  gjuhën, pasi dhe ka dëgjuar autorët  duke folur mes njeri-tjetrit shqip.

“Piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos, natën e 11 majit ishte i lidhur dhe ka parë shumë pak gjëra, por ai dëgjoi disa fjalë të shkëmbyera nga të huajt që vranë gruan e tij dhe e kërcënuan atë dhe fëmijën”, shkruajnë mediet greke.

Policia e vuri atë në një lloj ekzaminimi akustik të gjuhëve të ndryshme, duke ndihmuar kështu në drejtimin e hetimeve të tyre. Piloti 33-vjeçar dëgjoi fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjeorgjiane, madje edhe në dialektet rome, me informacionin që thoshte se ato që dëgjoi përputheshin me fjalorin shqip.

Hetimet e vrasjeve, me gjithë vrasjet e fundit, vazhdojnë me një ritëm intensiv, por hetimi i grabitjes dhe më pas vrasjen e të resë në Glyka Nera mbetet përparësi e Autoriteteve.

FOTO GALERI
17/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA