Vau i Dejës/ Humb jetën 67-vjeçari, i bie në kokë pllaka e gurit që po transportonte për në varreza

07/06/2021 18:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17.00, ku 67-vjeçari Nik Therçaj ka humbur jetën.

Policia njofton se viktima duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë humbi jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA